Kushti i vetëm që të jeni vullnetarë të festivalit të këtij festivali është të jeni mbi 15-vjet.
“Nga datat 20-26 Gusht, Anibar ju ofron mundësinë të jeni prapa skenave dhe të punoni për festivalin si vullnetarë. Do të jeni pjesë e ekipit të festivalit, ndihmoni në krijimin e eventeve dhe të fitoni eksperiencë. Do të keni mundësi të mësoni për filmin e animuar, marketing dhe PR, program, menaxhim eventeve, etj. Vullnetarët duhet të jenë mbi 16-vjec. Thirrja do të mbyllet me daten 31 Korrik 2015”, shkruan në njoftimin e këtij festivali.