Cfarë është IPMA?
IPMA- Shoqata Ndërkombëtare për Menaxhimin e Projekteve me bazë në Zvicër, çertifikon personat që punojnë me projekte, apo persona që kanë dëshirë të punojnë në menaxhimin e projekteve në të gjitha fushat. Ky çertifikim është një ndërlidhje e teorisë dhe eksperiencës.
Çertifikata të njohura ndërkombëtarisht
Çertifikimi konstaton në 4 nivele:
Niveli D
Niveli C
Niveli B
Niveli A
Si të orientoheni se në cilin nivel duhet të çertifikoheni?
Secili nivel ka kriteret dhe kushtet paraprake që duhen të përmbushen për tu kualifikuar në nivelin përkatës.
Niveli D – Për të fituar të drejtën për çertifikimin në nivelin D, nuk është e detyrueshme përvoja në elementet e competences së menaxhimit të projektit, por është përparesi nëse në një shkallë janë aplikuar njohuritë në menaxhimin e projektit.
Niveli C – Aplikuesit duhet të kenë të paktën tre vjet përvojë të menaxhimit të projektit në funksione përgjegjëse drejtuese në projekte me kompleksitet të kufizuar.
Niveli B – Aplikuesit duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë në menaxhimin e projektit, nga të cilat tre vite duhet ti ketë në funksione drejtuese/përgjegjëse në projekte komplekse.
Niveli A – Aplikuesit duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë në menaxhimin e portofolios dhe/ ose menaxhim te programit me rëndësi strategjike, ku prej tyre tre vjet në funksione drejtuese përgjegjëse në menaxhimin e portofoleve apo programeve komplekse dhe dy vjet përvojë në menaxhimin e projekteve.
Cilat janë hapat që duhen ndjekur pasi të përcaktoni se cilit nivel i përkisni?
Vizitoni faqen tone zyrtare www.ipcert.com dhe regjistrohuni në nivelin të cilit i përkisni.
Afati përfundimtar për regjistrimin ne Nivelin D është data 12 Nëntor 2014,ku provimi me shkrim/gojë mbahet me datën 10 Dhjetor 2014.
Ndërsa data e fundit për t’u regjistruar në Nivelin C & B është 20 Tetor 2014
Artikull i sponsorizuar