Site icon Telegrafi

Aplikoni për punë praktike, do të paguheni

Të gjithë të interesuarit e rinj, deri në moshën 29 vjeçare, të cilët kanë të kryer shkollim të mesëm, apo edhe të lartë, nga sot mund të paraqiten në konkursin publik për punë praktike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë konkurs mund të paraqiten edhe kompani të interesuara të pranojnë të rinj për punë praktike. Këtë vit janë siguruar mjete financiare për 500 të rinj. Kjo është një mundësi e mirë për të përfituar njohuri pune, pra për të siguruar përvojë pune.

Konkursi është i hapur në 20 ditët e ardhshme. Nëse nuk do të ketë kandidat të mjaftueshëm, atëherë do të vazhdohet konkursi. Të interesuarit duhet të paraqiten në Agjencinë për punësim./Telegrafi/

Exit mobile version