Telegrafi

Aplikoni për kadet në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë

Është shpallur konkursi i ri për regjistrimin e studentëve/kadetëve për nevojat e ministrisë së mbrojtes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Do të pranohen studentë edhe për drejtimine menaxhimit me krizat, mbrojtje dhe shpëtim, cikli i parë.

Të gjithë të interesuarit mund t’i dorëzojnë dokumentet e tyre më 27, 28 dhe 29 qershor të këtij viti, nga 8 e 30, deri më 16 e 30, në Akademinë Ushtarake.

Akademia u bën thirrje të gjithë të interesuarve që i plotësojnë kushtet, që të paraqiten, duke theksuar se përzgjedhja është transparente dhe e bazuar në kritere të përcaktuara dhe në cilësinë e kandidatëve./Telegrafi/