Telegrafi

Aplikoni: Gjermania ka nevojë për 655.000 punëtorë

Kompanitë gjermane përmes agjencive lokale për punësim kërkojnë 655.000 punëtor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Tregu i punës edhe më tej zhvillohet në drejtim pozitiv. Numri i të papunësuarve gjatë muajit maj në Gjermani ka qenë 2,66 milionë, që është për 80.000 më pak nga muaji i kaluar dhe 98.000 më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar“, ka thënë Frank-Jürgen Weise, drejtori i Agjencisë federale për punë.

Është rritur edhe numri i të punësuarve me orar të plotë dhe me orar të pacaktuar të punës.

Kompanitë kërkojnë punëtor sezoni, më së shumti në sektorin e hotelerisë, ndërtimtarisë dhe bujqësisë.

Rënia e papunësisë dhe rritja e vendeve të punës është shënuar edhe në ato pjesë të Gjermanisë të cilët deri më tani nuk kanë përfituar nga rritja ekonomike./Telegrafi/