Site icon Telegrafi

Aplikojeni korrektorin në këtë mënyrë, transformimi thjesht ‘magji’

Korrektori është një produkt tejet i rëndësishëm dhe thelbësor, të cilin nuk mund të mos e vendosim çdo ditë.

Është një produkt që i jep një ‘glamur’ krejt tjetër fytyrës tonë dhe që ndryshon rrënjësisht mënyrën se si ne dukemi.

Ekzistojnë forma të shumta se si mund ta aplikojmë atë, por një influencere e ka treguar një mënyrë edhe më të nevojshme, që do ju bëjë të dukeni edhe më bukur.

Kjo teknikë, thekson edhe më shumë vijat e mira të fytyrës që ne kemi.

Në kushte normale ne e mbushim pjesën e poshtme të syve me korrektor, por sipas ekspertes ekziston një mënyrë më efektive për aplikimin e produktit.

Ajo vendosi pak korrektor në fillim të syrit dhe pak në skaj, duke bërë një ‘lift’, korrektorin ajo po ashtu e vendosi në hundë dhe po ashtu në skaj të buzës.

E shkriu të gjithin me një sfungjer dhe ndryshimi ishte i magjishëm.

Kur jemi te aplikimi i korrektorit duhet ta kemi parasysh se asnjëra nuk kemi vijat e njëjta të fytyrës dhe aplikimi i produktit varet shumë nga veçoritë tona. /Telegrafi/

Exit mobile version