Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se sot do të hapet afati për të aplikuar për terminë për viza pune në Gjermani.
Sipas njoftimit nga Ambasada është thënë se linku për të caktuar termin online për viza pune do të hapet në orën 14:00, mirëpo ky link aktualisht është jashtë funksionit.
Kujtojmë se një gjë e tillë ka ndodhur edhe më parë, pasi që kërkesa e qytetarëve për tu pajisur me viza pune në Gjermani është tejet e madhe. /Telegrafi/