Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT-i nuk qenka i thjeshtë.
Musliu-Shoshi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se i mbetet prindërve të zgjedhin se në cilën moshë duan ta regjistrojnë fëmijën e tyre në klasë të parë, nga 5-7 vjeç.
E që sipas saj, në aplikim është bërë një shkelje e të drejtave, pasi është e caktuar mosha e fëmijëve nga 6-11 vjeç që të bëhet subvencionimi nga klasa e 1-5-të.
“Aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT nuk qenka edhe aq i thjeshte. Sidoqoftë është shkelje e të drejtave të caktosh moshën e fëmijës 6-11 vjeç që të bëhet subvencionimi nga klasa e 1-5-të. Është zgjedhje e prindit a e dërgon fëmijën në klasë të parë me 5 apo me 7 vjet.
Kjo qasje e qeverisë na tregon vetëm një të vërtetë, që JETA dhe MIRËQENIA e qytetarit nuk është prioritet. Prioritet është korrupsioni i thellë në çdo fushë, prej grurit,vajit,barnave e deri te librat. Caktoni edhe moshën e prindit ndoshta e lehtësoni këtë proces…!
Marre! Mjerim! Fundosje”, ka shkruar Musliu-Shoshi. /Telegrafi/