Këtë javë, një vloggere e bukurisë nuk ka sugjeruar ndonjë truk të rrezikshëm për t’u dukur bukur, përkundrazi ka sugjeruar diçka krejt të re dhe të padëgjuar më parë: aplikimin e grimit me tampon.
Ashley Blue DeFrancesco ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku tregon se sa proces i lehtë dhe efikas është aplikimi i grimit me tampon, transmeton Telegrafi.
Por, nëse pyetni se a bën punë më të mirë tamponi sesa gishtat apo furçat e grimit, padyshim se këto të fundit, pasi që tamponët janë të përbërë nga pambuku dhe e absorbojnë thuajse tërë grimin.
Sidoqoftë, videoja e artistes në fjalë mbetet interesante dhe është diçka që mund ta provoni edhe vet. /Telegrafi/