Telegrafi

Me aplikacionin ‘TVSH-ja ime’ deri tani janë skanuar mbi 4.5 milionë llogari fiskale

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ju bëri thirrje qytetarëve të skanojnë llogari fiskale dhe ta përdorin aplikacionin ‘TVSH-ja ime’ për shkak se, siç tha ai, me këtë do të kontribuohet jo vetëm në rritjen e ekonomisë por edhe në rritjen e buxhetit shtetëror.

Nga një korriku filloi të realizohet kthimi i 15% të tatimit, ndërsa deri tani janë skanuar mbi 4.5 milionë llogari fiskale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Masa kthimi i 15% nga TVSH ka rëndësi të madhe jo vetëm për qytetarët por edhe për ekonominë në përgjithësi. Për qytetarët e rëndësishme është se në fund të vitit jep mundësi për rrogë plus për secilën familje, por për ekonominë do të thotë uljen e ekonomisë së zezë”, tha ministri Bekteshi.

Sipas tij qytetarët me llogaritë fiskale do të jenë inspektorë, që do të thotë se në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikojnë në uljen e ekonomisë së zezë, e që në fund do të ketë më shumë para në buxhetin shtetëror./Telegrafi/