Telegrafi

Aplikacioni skandaloz përmes të cilit fëmijët simulojnë operacionet plastike (Foto)

Ekspertë të mirëqenies së fëmijëve, kanë kërkuar nga App Store që të largohet aplikacioni ‘Mermaid’s Plastic Surgery’.

Kjo lojë e dedikuar për fëmijë, po konsiderohet si e ekzagjeruar dhe skandaloze, meqenëse nxit dëshirën për ndërhyrje kirurgjike dhe ndikon në ‘rehatinë që ka fëmija me trupin e vet’, transmeton Telegrafi.

Përmes kësaj loje. që instalohet falas, fëmijët shfrytëzojnë mundësitë e shumta për ta zbukuruar pacienten.

‘Kirurgjia Plastike e Sirenës’ e shfaq fytyrën e një vajze, në të cilën ndërhyhet për të prerë lëkurën, i zvogëlohet hunda dhe i fryhen buzët.

Sipas ‘Butterfly Fondation’, kjo shton pakënaqësitë me format trupore dhe ndikon në dëshirën për të ndryshuar pamjen.

“Kjo lojë inkurajon në prerjen e fytyrës, gjë që është e dëmshme dhe me probleme të thella për rritjen e fëmijëve”, thuhet në ankesën për këtë lojë të pazakontë. /Telegrafi/