Site icon Telegrafi

Aplikacioni shqiptar GjirafaVideo, trending në AppStore

Aplikacioni GjirafaVideo ka arritur 10 mijë shkarkime vetëm brenda një muaji dhe vendoset në listën e aplikacioneve në trend.

Një aplikacion që ju mundëson që të shikoni të gjitha videot e platformës GjirafaVideo, të cilin mund ta shkarkoni në iPhone, telefonat Android, dhe televizorët smart Android, po thyen rekorde në shkarkime të ndonjë aplikacioni të bërë nga shqiptarët.

Vetëm në muajin e parë të lansimit ky aplikacion ka arritur në 10 mijë shikime dhe është vendosur në listën Trending të AppStore në iPhone, e cila listë përmban aplikacionet që janë shkarkuar më së shumti në kohën e fundit.

Nga Gjirafa na njoftojnë që ky aplikacion, i cili në faqet e Google dhe Apple për shkarkim po merr vlerësime të larta, është duke u përdorur jashtëzakonisht shumë, ndërsa nga audienca që po e shkarkon këtë aplikacion ka komente shumë të mira.

Aplikacioni gjirafaVideo po vlerësohet si shumë praktik dhe i përdorshëm, ndërsa materiali ekskluziv që po shfaqet në këtë aplikacion po u mundëson përdoruesve që t’i shikojnë të parët disa video nga gjirafaVideo.

Ky aplikacion mund të shkarkohet shumë lehtë duke vizituar https://video.gjirafa.com/App , apo duke vizituar PlayStore për përdoruesit e pajisjeve Android, dhe AppStore për përdoruesit e pajisjeve Apple.

Shkarkojeni dhe vlerësojeni vet aplikacionin e gjirafaVideo.

Exit mobile version