Një djalë i ri nga Gjermania, i cili u aksidentua me Mercedesin e tij, ishte bllokuar në makinë, i plagosur rëndë dhe pa ndjenja, dhe askush nuk do ta vinte re atë sepse dritat në automjet u fikën.
Ka diskutime të vazhdueshme në lidhje me telefonat inteligjentë dhe aplikacionet. Shumë i kritikojnë, por në të njëjtën kohë i përdorin, transmeton Telegrafi.
Por, celularët dhe aplikacionet moderne gjithashtu kanë shumë karakteristika pozitive, dhe një shembull praktik u vu re në Gjermani.
Një çift i ri po voziste afër Berlinit, secili me makinën e tij. Kur vajza erdhi në banesën e përbashkët, i dashuri i saj nuk ishte atje.
Pas pak, ajo u shqetësua pse ai nuk ishte atje. Ajo e thirri atë në celularin e saj, por ai nuk u përgjigj.
Për fat të mirë, ai kishte një opsion lokacioni të aktivizuar në aplikacionin WhatsApp. Ajo e gjeti atë në një hartë dhe e gjeti atë dhe Mercedesin e tij, pikërisht 15 metra larg nga autostrada.
Ai u aksidentua në rrugë dhe qëndroi i ngujuar në automjet, i plagosur rëndë dhe pa ndjenja. Askush as nuk do ta vinte re sepse dritat në makinë u fikën.
Vajza menjëherë thirri një autombulancë, e cila mbërriti në kohë. I riu tashmë kishte humbur shumë gjak, por ishte shpëtuar.
Thuhet se Mercedes theu gardhin që parandalon kafshët e egra të dalin në autostradë dhe kishte goditur një pemë. /Telegrafi/