Aplikacioni i ri i mediave sociale i Donald Trump, Truth Social, hasi në vështirësi teknike menjëherë pas lansimit për publikun të dielën në mbrëmje, sipas faqes së tij zyrtare të internetit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dielën, një përditësim u postua në faqen e internetit të Truth Social duke thënë se një çështje ishte nën hetim.
Dhe në orën 7:15 të mëngjesit të hënën, u bë e ditur se aplikacioni i ri kishte përjetuar një “ndërprerje të pjesshme” për 7 orë 40 minuta.
Trump njoftoi në tetor 2021 se do të lansonte aplikacionin e tij të mediave sociale, pasi ai u hoq nga disa platforma të mediave sociale, duke përfshirë Twitter, Facebook dhe YouTube.
Truth Social u lansua të dielën në App Store të Apple, por nuk ishte menjëherë i disponueshëm për t’u shkarkuar në Google Play Store. /Telegrafi/