Fillimisht ai ishte mbaruar për Foursquare, por ky e kishte bllokuar atë për shkak të kritikave të shumta për shkak të shkeljes së privacisë dhe mundësisë së rrezikimit të sigurisë së shfrytëzueseve, shkruan CNET.
Në kompaninë ruse i-Free Innovations, programerët e së cilës kishin zhvilluar aplikacionin e përfolur, thonë se shfrytëzuan vetëm të dhënat në dispozicionin publik dhe se ofruan të njëjtin funksionalitet si dhe shumë aplikacione të tjera.
Ata dëshironin të mbarojnë aplikacionin i cili mundëson gjetjen më të lehtë të vendeve të popullarizuara, në të cilat mblidhen më shumë njerëz.
Ata theksojnë se aplikacioni nuk lejon përdorimin anonim – kush dëshiron ta përdorë atë, duhet të jetë shfrytëzues i regjistruar në Foursquare dhe të jetë i kyçur në aplikacion. Nuk mund të kërkohet dhe përcjellët një person i caktuar. Krejt çfarë mund të bëjë “The Girls Around Me”, thonë ata, është ngjashëm si të shikoni nëpër vitrinën e një kafiterie. Atë që keni parë duke kaluar pranë – e keni parë.
Mesazhet private mund të dërgohen vetëm përmes Facebookut, e jo përmes vet aplikacionit, ndërsa personi do ti pranoj vetëm nëse në mënyrën e caktuar ka të vendosura rregullimet e sigurisë.
Për shkak të kësaj ata mendojnë se aplikacioni i tyre është gjykuar gabimisht dhe është bërë “kurban” për të nxitur diskutimin për çështjet e privacisë.
Aplikacioni është në dispozicion qe disa muaj tani, e deri tani është shkarkuar më se 70 mijë herë. Rusët thonë se ai është pranuar shumë mirë nga shfrytëzuesit.
Prapëseprapë, ata thonë se do ta kufizojnë atë vetëm për përdorim në vendet publike. /Telegrafi/