Telegrafi

Aplikacioni që ju ndihmon të ftoni nën ombrellë të panjohurit

Projekti për të cilin janë duke u mbledhur fonde në ‘Kickstarter’ dëshiron të bëjë bashkë një komunitet të gjerë, që i ndihmojnë njëri tjetrit.

Në pjesën e sipërme të ombrellës,, do të vendoset një pajisje e cila përmes aplikacionit, bëhet e gjelbër, nëse mbajtësi i ombrellës është i lirë dhe pret ‘pasagjer’.

Lirshëm mund të shkojnë të gjithë tek ai, mirëpo nëse drita lartë është e kuqe, atëherë bartësi i ombrellës është i zënë./Telegrafi/