Prisma ka arritur sukses botëror këtë verë me lansimin e aplikacionit të tyre të filterëve artistik të fotografive.
Aplikacioni mundëson shëndrrimin e fotove të zakonshme në krijime shumë të bukura edhe atë në pak sekonda dhe me shumë pak mund.
“Sekreti” i Prisma-së është algoritmi i intelegjencës artificiale që i ripërpunon dhe i ri-vizaton fotot në disa stile të ndryshme. Për shkak të këtij algoritmi, aplikacionit i nevojitet procesim i ndërlikuar dhe lidhja në internet.
Tani, kjo do të ndryshojë pasiqë aplikacioni prej sot do të ketë një përditësim të ri që mundëson përpunimin e fotove edhe pa internet.
Aplikacioni do të punojë si më parë, megjithatë, internet do të ju duhet për të shkarkuar stile të reja.
Deri së fundmi, vetëm 60 për qind e stileve kanë punuar offline. Pjesa tjetër e aplikacionit do të hyjë në versionin pa internet deri në fund të këtij muaji.