Telegrafi

Aplikacioni për fëmijë “Yjet” çdo ditë e më i kërkuar

 Aplikacioni në fjalë, përves se simpatik dhe lehtë i përdorueshëm, ka gjetur një përdorim të gjerë vecanërisht te familjet shqiptare në diasporë, duke iu injektuar vocrrakëve dëshirën për ta mësuar gjuhën amë – përmes vjershave, poezive, përallave, gjëgjëzave, etj.

Zhvilluesit e aplikacionit Yjet, kanë treguar për Telegrafin se shumë shpejt do të dalin më një mini revistë, e cila do të jetë e stërmbushur më vjersha, poezi dhe pjesëza tjera – atraktive dhe nxitëse për fëmijët.

Ilustrimi i të gjitha atyre që mësojnë fëmijët, nxënie e fëmijëve përmes metodave modern të të nxënit, interaktiviteti dhe ngjyrat magjike, janë arma e fortë që ka ndikuar që Yjet të kenë një shtrirje të tillë.

Veçanti e këtij aplikacioni është se ai mund të shkarkohet falas, duke iu mundësuar kështu qasje të gjithë atyre që kanë dëshirë që t’i argëtojnë fëmijët në frymën e gjuhës së ëmbël shqipe.

Aplikacionin mund ta gjeni këtu:

iOS: https://itunes.apple.com/us/app/yjet/id1006568213?mt=8

Android: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.appsix.yjet