Telegrafi

Aplikacioni i Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin nuk është i sigurt

Aplikacioni i zhvilluar me rastin e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, i cili duhet të përdoret nga të gjithë pjesëmarrësit, “përmban” dobësi sigurie “për shkak të të cilave mund të rrezikohen të dhënat e atyre që e përdorin.

Është një aplikacion My2022 që duhet të përdoret nga atletët, audienca dhe media për të monitoruar situatën e coronavirusit në baza ditore. Aplikacioni ofron gjithashtu mundësinë e bisedës zanore, transferimit të skedarëve dhe lajmeve olimpike. Por grupi Citizen Lab, i specializuar në sigurinë kibernetike, pretendon se aplikacioni nuk ofron enkriptim për shumë nga skedarët e tij dhe Kina ka thënë tashmë se nuk ka arsye për shqetësim.

Pyetjet në lidhje me aplikacionin vijnë në një kohë të rritjes së paralajmërimeve të sigurisë së vizitorëve përpara Lojërave Olimpike Dimërore, të cilat fillojnë më 4 shkurt. Ata që vijnë në Lojërat Olimpike duhet të sjellin celularë “të disponueshëm” dhe të krijojnë adresa të veçanta emaili gjatë qëndrimit të tyre në Kinë, këshillojnë ekspertët e kompanisë së sigurisë Internet 2.0.

Përveç kësaj, shumë vende thuhet se kanë këshilluar atletët e tyre që të mbajnë pajisjet që përdorin çdo ditë në shtëpi.

Citizen Lap ka gjetur një listë me “fjalë kyçe të censuruara” që janë pjesë e aplikacionit, si dhe aftësinë për të etiketuar termat “potencialisht të ndjeshëm”. Lista përfshin emrat e liderëve kinezë dhe agjencive qeveritare, si dhe referenca për vrasjen e protestuesve pro-demokracisë në 1989 në sheshin Tiananmen dhe emrin e një grupi fetar Falun Gong të ndaluar në Kinë.

Analistët kanë vërejtur gjithashtu dobësi të sigurisë që nuk janë të zakonshme në rastin e aplikacioneve në Kinë, por që ende përbëjnë rrezik për përdoruesit.

Të gjithë pjesëmarrësit olimpikë duhet të shkarkojnë aplikacionin 14 ditë përpara se të mbërrijnë në Kinë dhe ta përdorin atë çdo ditë për të regjistruar statusin e tyre COVID-19. Të huajt duhet gjithashtu të ngarkojnë informacione të ndjeshme si detajet e pasaportës, detajet e historisë mjekësore dhe udhëtimet e mëparshme.

Citizen Lab paralajmëron se mangësitë e aplikacionit mund të përdoren për keqpërdorim të të dhënave në rast të një sulmi hakeri. Megjithatë, autoritetet kineze pretendojnë se të gjitha të dhënat personale do të jenë të sigurta. /Telegrafi/