Site icon Telegrafi

Aplikacioni kontrovers që mundëson zgjatjen e këmbëve dhe rritjen e gjoksit (Foto)

Kompania SenseTime me bazë në Pekin të Kinës, ka krijuar një aplikacion kontrovers, që u mundëson përdorueseve t’i zgjasin këmbët dhe të zmadhojnë gjoksin, pa e dëmtuar sfondin. Tërë kjo, në fal teknologjisë që mundon shtimin.

Megjithëse ende nuk është lansuar, imazhet e edituara përmes këtij aplikacioni që ende nuk është emëruar, kanë ngjallur interesim të madh në platformat komunikuese kineze, transmeton Telegrafi.

Në videon që është parë 1.4 milionë herë brenda një dite, shihet një e re që vallëzon, ndërsa me vetëm një lëvizje kursori, asaj i zgjaten këmbët, i hollohet beli dhe i rritet gjoksi. Pamja saj duket shumë më e mirë, ndërsa sfondi mbetet e njëjti.

Mirëpo, njohësit e efekteve kompjuterike, pretendojnë se është vetëm një montazh, pasi këto ndryshime janë shumë vështirë të realizueshme.

Zyrtarë të kompanisë kineze, të njohur për projekte të suksesshme, nuk kanë dhënë asnjë përgjigje, apo datë të përafërt të lansimit. /Telegrafi/

Exit mobile version