Telegrafi

Aplikacioni ‘Humin’ me listë të zgjuar kontaktesh

Në ‘Humin’ që mund të merret falas vetëm për iPhone, përfshihet kontakti, dërgesa me zë dhe telefonata në vetëm një rrëshqitje të thjeshtë në ekran.

Po ashtu merren informata nga emaili, kalendari dhe rrjetet sociale, në mënyrë që të gjinden kontaktet me personat që i nevojiten shfrytëzuesit.

Fillimisht gjatë muajit janar, në këtë aplikacion kanë qenë të kyçur vetëm 20.000 persona nga mbarë bota, të cilët e kanë parë se është mjaftë efikase.

Me ndihmën e ‘Humin’ mund të gjenden edhe persona që nuk ju kujtohet emri, si për shembull ‘e kam takuan javën e kaluar’.

Ende nuk ka version për Android, por besohet se së shpejti do të ketë një të tillë që është edhe më i sofistikuar se ky që është vetëm për Apple./Telegrafi/