Telegrafi

Aplikacioni 30 milionë dollarësh i cili do të zëvendësojë kontraceptivët, vjen në iPhone

Natural Cycles ka zhvilluar një alternativë nga telefoni për metodat e kontrollit të lindjes, siç janë pilulat kontraceptive, mbështjellësit dhe kondomët.

Shkurtimisht, aplikacioni i ri mobil prej Suedisë ishte i pari në botë që u miratua si kontraceptiv, pasi mori një aprovim nga Agjencia e Produkteve Mjekësore të Suedisë.

Këtë verë, “kontraceptivi digjital” i kompanisë gjithashtu mori miratimin në mbarë BE-në, duke hapur rrugën për zgjerimin në kontinentin evropian.

Aplikacioni tani punon vetëm në iOs për iPhone.

Në fillim të këtij viti, Natural Cycles ishte pjesë e një studimi që tregoi se ishte më efektiv se sa pilula kontraceptive, me një rezultat 93 për qind (nga 100) në Indeksin Pearl nën përdorim normal.

Sidoqoftë – siç pranoi Natural Cycles në atë kohë – studimi nuk ishte gjithëpërfshirës sa të ishte në gjendje të thoshte me siguri se kontraceptivët dixhitalë do të sundojnë të ardhmen.