Telegrafi

Aplikacionet për Andorid janë më të shtrenjta

Hulumtimi tregoi se blerja e 100 aplikacioneve udhëheqëse për Android do të kushtonte 374 dollarë. Nga ana tjetër, në iOS 100 aplikacionet më të popullarizuara së bashku kushtojnë 147 dollarë. Si arsye për dallimin analistët theksojnë “sistemin më të kontrolluar dhe më të pjekur të Apple”, e gjithashtu sipas hulumtimit të Canalys, një përqindja më e vogël e shfrytëzuesve të Androidit janë të gatshëm të paguajnë për një aplikacion.

Konkurrenca më agresive e çmimeve në mes të aplikacioneve për Android to të nxiste numrin më të madh të shfrytëzuesve që të blejnë aplikacione, që do të ishte pozitive për mbarë ekosistemin, përfunduan analistët. /Telegrafi/