Në të vërtetë, për shkak të reklamave me të cilat janë “të pasuruara” ato shpenzojnë dukshëm më shumë energji nga aplikacionet të cilat nuk kanë reklama. Në hulumtimin e universitetit Purdue thuhet se deri në 75% të energjisë së shpenzuar për aplikacionet në pajisjet e bazuara në Android shkon në reklamat dhe detyrat tjera të fshehura.
Për shembull, loja e popullarizuar Angry Birds shpenzon vetëm një të pestën e energjisë për vet lojën, derisa pjesa tjetër shkon në verifikimin nëse jeni duke përdorur GPS-në ose për shkarkimin e reklamave përmes rrjetit mobil e në lidhje me lokacionin momental të shfrytëzuesit.
Më shumë informata mund të gjeni në rezultatet e hulumtimit (dokumenti PDF). /Telegrafi/