Telegrafi

Aplikacionet mobile shpenzojnë baterinë e telefonit

Ekipi i cili ka hulumtuar këtë problem ka testuar aplikacionet pa pagesë që kanë edhe reklama të integruara, dhe nga testet e bëra është vërejtur se 10 deri në 30 për qind e energjisë shpenzohet nga funksionet bazë të një aplikacioni mobil.

Pjesa tjetër e energjisë së mbetur shpenzohet për të shfaqur reklamat e një aplikacioni të caktuar. Testet janë bërë në platformën mobile të Google, Android.

Në hulumtim thuhet se disa nga aplikacionet mobile shpenzojnë deri në 75 për qind të baterisë për të shfaqur reklama të ndryshme. / Telegrafi /