Dyqani App Store për kufjet Vision Pro do të përfshijë në mënyrë automatike të gjitha aplikacionet e përshtatshme të iPhone dhe iPad.
Të martën, Apple tha se do të lansojë App Store-in e ri, ku pritet të përkojë me versionin beta të visionOS, transmeton Telegrafi.
VisionOS është sistemi operativ që do të përdoret në kufjet Vision Pro.
Kështu, aplikacionet e iPad dhe iPhone do të shfaqen së bashku me aplikacionet e visionOS në dyqanin e ri të AppStore për këto kufje.
Siç ka thënë Apple më herët, kompania do të importojë automatikisht aplikacionet e iOS dhe iPadOS në sistemin e saj të ri operativ të realitetit të përzier “pa punë shtesë”. /Telegrafi/