Për shkak të mashtrimeve në shpalljet nga dyqani i aplikacioneve Google Play për Android, janë larguar 16 aplikacione me një total prej 20 milionë shkarkimeve.
Malware Clicker ka qenë i fshehur në aplikacionet që në shikim të parë dukeshin të parrezikshme siç është aplikacioni për kamerë, konvertuesi i valutave, lexuesit i kodeve QR, aplikacione për shënime, fjalët dhe të ngjashme, është bërë të ditur nga kompania e sigurisë kibernatike McAfee, që e zbuloi dhe më pas i raportoi këtë aplikacione në Google, transmeton Telegrafi.
Por Google nga dyqani Play largoi edhe disa aplikacione tjera të cilat ua kemi listuar më poshtë:
High-Speed Camera (com.hantor.CozyCamera) – mbi 10.000.000 shkarkime
Smart Task Manager (com.james.SmartTaskManager) – mbi 5.000.000 shkarkime
Flashlight+ (kr.caramel.flash_plus) – mbi 1.000.000 shkarkime
달력메모장 (com.smh.memocalendar) – mbi 1.000.000 shkarkime
K-Dictionary (com.joysoft.wordBook) – mbi 1.000.000 shkarkime
BusanBus (com.kmshack.BusanBus) – mbi 1.000.000 shkarkime
Flashlight+ (com.candlencom.candleprotest) – mbi 500.000 shkarkime
Quick Note (com.movinapp.quicknote) – mbi 500.000 shkarkime
Currency Converter (com.smartëho.SmartCurrencyConverter) – mbi 500.000 shkarkime
Joycode (com.joysoft.barcode) – mbi 100.000 shkarkime
EzDica (com.joysoft.ezdica) – mbi 100.000 shkarkime
Instagram Profile Downloader (com.schedulezero.instapp) – mbi 100.000 shkarkime
Ez Notes (com.meek.tingboard) – mbi 100.000 shkarkime
손전등 (com.candlencom.flashlite) – mbi 1000 shkarkime
계산기 (com.doubleline.calcul) – mbi 100 shkarkime
Flashlight+ (com.dev.imagevault) – mbi 100 shkarkime. /Telegrafi/