Microsoft ka ofruar azhurnimin që do t’i jep fund problemeve që kanë ndodhur së fundmi në disa aplikacione të Windows 11.
Kompania amerikane filloi të paralajmëroj përdoruesit e Windows 11, që funksione të caktuara në sistemin operativ nuk po punojnë dhe nuk po i lexojnë komandat ashtu si duhet, transmeton Telegrafi.
Me këto probleme janë prekur Touch Keyboard, Voice Typing dhe Emoji Panel. Nga 1 nëntori, përdoruesit mund të hapin dhe përdorin disa aplikacione të integruara në Windows.
Problem shkaktojnë certifikatat digjitale të Microsoft, që kanë skaduar apo janë vjetërsuar. Microsoft porosit përdoruesit që të instalojnë apo më mirë thënë të azhurnojnë KB5006746, për të shmangur disa prej problemeve të certifikatave të vjetërsuara.
Përdoruesit që kanë hasur në probleme të tilla, kanë mundur ta gjejnë azhurnimin në ueb-faqen e Microsoft – Windows Update”. /Telegrafi/