Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) me një aplikacion për telefonat e mençur do të kërkojë nga qytetarët që të paraqesin defektet apo mungesën e rrugëve nëpër gjithë vendin, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i këtij krijimi është që qytetarët të dërgojnë informacione për rrugë të dëmtuara apo për mungesë të infrastrukturës rrugore nëpër qytete dhe nëpër fshatrat e vendit.
Informacionet e dërguara nga qytetarët do të analizohen Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM), Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Drejtoria për Rrugë në Maqedoni, dhe pastaj do të sillet një vendim për të punuar në rregullimin apo shtimin e plotë të rrugëve.
Prioritet do të jenë rrugët rajonale (autostradat) dhe ato brenda qyteteve ku ka lëvizshmëri të madhe. /Telegrafi/