Telegrafi

Aplikacion i cili u dërgon deri te prezervativi falas!

A doni prezervativ falas. Që iu qet puna kah New Yorku atë mund ta gjeni falë aplikacionit për celularë! Me ndihmën e teknologjisë GPS apo adresës së regjistruar përdoruesve u jepen udhëzime se si të vijnë deri tek pesë vendet e tilla më të afërta.

Zyra për shëndetësi e qytetit ka paraqitur aplikacionin për telefonat e mençur e cila përdoruesve do t’u ndihmojë të gjejnë vendin më të afërt ku mund të marrin prezervativ falas.

“Dëshirojmë që New York të bëhet vendi më i sigurt në botë për seks”, ka thënë doktoresha Monica Sweeney. “Shumë njerëz na vizitojnë për këtë punë, prandaj dëshirojmë t’u ofrojmë seks të sigurt”, ka shtuar ajo.

Gjatë pesë viteve të fundit qyteti ka shpërndarë mesatarisht tre milionë prezervativë falas për muaj. Mu për këtë është gjetur në shënjestër të kritikave, posaçërisht prindërve të fëmijëve të rinj, të cilët pohojnë se qyteti me këtë mënyrë po i nxit në marrëdhënie seksuale. /Telegrafi/