Telegrafi

Aplikacion ekskluziv për foto 3D me iPhone

Për të bërë një fotografi në 3D, ju duhet ta keni një aparat që skanon në 3D, i cili zakonisht është i strenjtë, prandaj shumë njerëz nuk duan të mërziten me të.

Të paktën kështu ka qenë deri më tani, mirëpo është një kompani zvicerane – Dacuda, ajo e cila dëshiron ta ndryshojë këtë fakt, përmes aplikacionit të saj të ri të cilin e ka dedikuar për iPhone.

Aktualisht, aplikacioni është në versionin beta dhe është në dispozicion për shkarkim, krejtësisht pa pagesë.

3DAround nga Dacuda është një aplikacion i thjeshtë për t’u përdorur, por teknologjia në të cilën bazohet aplikacioni – “Slam Scan 3D" është mjaft komplekse.

Në vetëm disa sekonda, 3DAround mund të kap një pamje 3D me iPhone 6 – dhe rezultati nuk është vetëm fotografia tri dimensionale, por edhe interaktive. Falë akseleromtrit të iPhone, përdoruesit mund ta anojnë telefonin e tyre kur shikojnë pamjet në 3D, ndërsa fotografia gjithashtu lëviz dhe zhvendoset në anën e njëjtë të rrotullimit.

Qëllimi kryesor i aplikacionit është të kapur pamje 3D të ushqimit, por i njëjti punon ngjashëm edhe me ndonjë objekt me madhësi të ngjashme, sikurse ajo e ushqimit. (Telegrafi)