Telegrafi

“Apimedica” prodhues i qumshtit të bletëve

Apimedica është e certifikuar për bioprodukte bletare dhe prodhimin e amave selektive në Universitetin "Kirili e Metodiu" të Shkupit. Bletari e Zymer Bajraktari fal investimit dhe punës së palodhshme familjare ka një infrastrukturë të rregulluar për punët bletare, laboratorin për nxjerrjen e qumshtit të bletëve dhe amave, dhomën për punë teknike, sallën për paketim e ambalazhim si dhe ate për trajnim për bletarë.

Një risi tjetër e punës së "Apimedicës" është prodhimi i qumshtit të bletësh një prodhim ky shumë i shtrenjtë dhe shumë i përdorshëm në mjekësi si shërues i shumë smundjeve, që prodhohet vetëm nga "Apimedica" dhe një prodhues në Pejë.

Qumshti i bletëve sipas Bajraktarit është produkt që rigjeneron çdo gjëndër të organizmit të nejriut, ndërsa në kombinim me polënin dhe propolisin shëron shumë smundje. shton apetitin, shpejton rritjen tek fëmijet me ngecje, shton imunitetin e organizmit, rregullon punën e trurit, memorjen, shëron të tahtin në lukth dhe zorrë, neurozën, pagjumësinë, arterisklerozën, diabetin, organet e frymarrjes, aneminë, alergjitë e ndryshme,alkoolizmin, smundjet gjenitale, krijimin e hormoneve, shtimin e potencës seksuale, shëron smundjet e shkaktuar nga mplakja, ndikon në pigmentin e lëkurës edhe shumë smundje tjera.