Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila kishte dënuar më 14 vjet burgim tre të miturit e dyshuar në vrasjen e Aulon Zekës.
Gjykata e Apelit e Kosovës njofton se i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, palës së dëmtuar dhe avokatëve mbrojtës në rastin e të miturve G.H., R.G. dhe L.Ll.
Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 10.10.2018, është vërtetuar.
Sipas këtij aktgjykimi, të miturit G.H. për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve“ është dënuar më nëntë vjet e gjashtë muaj burgim.
E mitura R.G. për shkak të veprës penale “Dhënie e ndihmës së kryesit, pas kryerjes së veprës penale”, gjykata i ka shqiptuar masën edukuese – dërgim në institucionin edukativo-korrektues, në kohëzgjatje prej tre vjetëve.
Ndërsa, të miturit L.Ll. për veprën penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve”, i është shqiptuar masa edukuese e mbikëqyrjes së shtuar të organit të kujdestarisë, në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj”.
“Kolegji po ashtu i refuzon si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës sa i përket vendimit mbi shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur dhe masave edukative, pasi që gjykata e shkallës së parë drejtë i ka konstatuar dhe vlerësuar të gjitha rrethanat”, theksohet në njoftim.