Telegrafi

Apeli vërteton dënimin më burgim për shantazh

Foto: Ilustrim

Gjykata e Apelit e ke refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të akuzuarit A.M. dhe atë të prokurorisë, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 20.05 të këtij viti. Aktgjykimi në fjalë është vërtetuar.

Sipas komunikatës, A.M. është dënuar nga gjykata e shkalles së parë më 14 muaj burgim, për shkak se është gjetur fajtor për veprën penale shantazh nga neni 268 par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Kosovës.

“Gjykata e Apelit vlerëson se aktgjykimi i atakuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë, ndërsa është aplikuar drejt edhe ligji penal. Gjykata e Apelit në tersi i mbështet konludimet e gjykatës së shkalles së parë, edhe sa i përket vendimit mbi dënim, për të cilin vlerëson se më të do të arrihet qëllimi i kërkuar me ligj”, thuhet në komunikatë