Prokurori nga PSP, Trajçe Pelivanov ka theksuar se Këshilli penal Shkupi 1, ka vendosur drejtë kur ka caktuar arrest shtëpiak, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjykata e Apelit ka marrë vendim që kryetarit të Manastirit, Vladimit Taleski, i dyshuar në rastin „Transportuesi“ të udhëhequr nga PSP, të mbetet në arrest shtëpiak, informojnë nga Gjykata themelore Shkupi 1, ka bërë të ditur agjencia Meta.
Përndryshe, mbrojtja e Taleskit, avokatët Nikola Dodoevski dhe Boro Tasevski, si dhe prokurori i PSP, Trajçe Pelivanov të hënën në seancën publike të Këshillit penal të Gjykatës së apelit i shtruan argumentet e tyre lidhur me arrestin shtëpiak që i është caktuar kryetarit të Manastirit./Telegrafi/