Gjykata e Posaçme e Apelit tha këtë të premte se do të vendosë më 25 qershor për ankesën e Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës.
Në mars, Gjykata e Posaçme e dënoi Belerin me dy vjet burgim për akuzën e vjedhjes së votave në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ndodhet në burg që prej 12 majit të 2023.
Ditën e sotme ai ka kërkuar të shpallet i pafajshëm. Avokatja e tij tha se nuk ka asnjë provë që dëshmon se Beleri ka kryer aktin e blerjes së votave, ndërsa shtoi se përgjimet e plaigjshme nuk mund të konsiderohen prova.
Kujtojmë se Beleri fitoi ulëse në Parlamentin Evropian si përfaqësues i partisë udhëheqëse në Greqi, Demokracia e Re, në zgjedhjet e qershorit.