Telegrafi

Apeli shfuqizon aktgjykimet e Mijallkovit dhe Thaçit në rastin “Titanik 2”

Gjykata e Apelit shfuqizoi aktgjykimin për Sasho Mijalkovin dhe kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi, për rastin Titanik. Përveç atyre dyve në “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore, aktgjykimi u shfuqizua edhe për ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Sasho Sërcev, Vllatko Sajkovski dhe Aneta Stefanovska. Prandaj, gjykimi në Penale duhet të fillojë nga e para. Gjykatësi Safet Kadriu, i cili ka rolin e zëdhënësit, për Alsat tha:

“Ka një vendim. Është miratuar, por ende nuk është shkruar. Deri në fund të javës do ta publikojmë edhe një njoftim zyrtar, ku do ti sqarojmë të gjitha faktet”, tha gjykatësi Safet Kadriu.

Të pandehurit në Titanik 2 u dënuan më 8 mars të këtij viti. Mijallkov mori tre vjet, Thaçi tre vjet e dy muaj. Ndërsa ish anëtarët e OBRM-PDUKM-së në KSHZ, Sërcev, Sajkovski dhe Stefanovska secili mori nga tre vjet. Bedredin Ibraimi mori dënimin me burg më të lartë – katër vjet e gjashtë muaj. Prokurorja Fatime Fetai në ditën e aktgjykimit kërkoi paraburgim për Mijalkovin dhe Ibrahimin. Propozimi u pranua. Mbetën prapa grilave njëzet ditë.

Më 28 mars, Apeli i dërgoi ata në arrest shtëpiak. Më 6 maj, Mijalkov me vendim të Apelit iu shfuqizua edhe arresti shtëpiak, për shkak të skadimit të 60 ditëve deri në formësimin e prerë të vendimit në gjykatën më të lartë. Për Ibrahimin, mbeti masa e arrestit shtëpiak.

Sipas aktakuzës së PSP-së në vitin 2013, Sasho Mijalkov nga pozita e drejtorit të DSK-së i bëri thirrje liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, anëtarit të tij të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që të mbështesë rivotimin në tre vendvotime në Strumicë. Si kompensim, anëtarët e OBRM-PDUKM-së mbështesin rivotimin në komunën e Çairit./Alsat/