Telegrafi

Apeli rrit dënimet për “Medicus”-in

Gjykata e Apelit ka rritur dënimet për rastin “Medicus”, derisa ka pezulluar vendimin për konfi skim të objektit. Gjatë procesit gjyqësor ishte shprehur shqetësim për pamundësinë e dhënies së dëshmive në këtë proces të Dick Martyt, i cili në raportin e tij kishte shkruar se ka dëshmi që e lidhte klinikën “Medicus” me pretendimet e trafi kimit të organeve gjatë luftës në Kosovë

Urologu Lutfi Dervishi, nuk e ka komentuar rritjen e dënimeve nga Gjykata e Apelit për rastin “Medicus”, ku ai bashkë me djalin e tij, Arban Dervishin, janë dënuar me nga 8 vjet burg, kurse anesteziologut Sokol Ajdini i është zgjatur dënimi edhe për dy vjet burg, shkruan “Zëri”.

“Nuk kam koment…”, ka qenë fjalia e vetme që ka thënë Dervishi, i kontaktuar nga gazeta “Zëri”, pasi Gjykata e Apelit nxori vendimin pas ankesës së grupit të të dënuarve të rastit “Medicus”.

Në anën tjetër Sokol Ajdini, shef i Mjekimit Intensiv Qendror të QKUK-së, të cilit i është zgjatur dënimi nga tri në pesë vjet burgim si i përfshirë në skandalin e transplantimit të organeve “Medicus”, ka thënë se atij i lejohet ankesa dhe do ta shfrytëzojë këtë të drejtë ligjore. “Kam të drejtë ankese dhe do të ankohem”, ka thënë Ajdini i kontaktuar nga gazeta “Zëri”.