Edhe pse nga Gjykata themelore Shkupi 1 të hënën thanë se lënda për rastin „Transportuesi“ është dërguar deri te Gjykata e Apelit, prapë se prapë pritej vendimi për paraburgim të kryetarit të komunës së Manastirit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga Gjykata themelore Shkupi 1 thonë se i presin fletë-dërgesat, nga i akuzuari dhe nga SPB Manastiri të cilat paraqesin dëshmi se i kanë pranuar vendimet për paraburgim.
Edhe pse Taleski nga e hëna gjendet në paraburgim, vendimi akoma nuk ka arritur në Shkup dhe për këtë arsye Gjykata e Apelit nuk mund të vendos për ankesën e avokatit të Taleskit i cili e ka ankimuar vendimin për paraburgim 30-ditësh të Taleskit./Telegrafi/