Gjykata e Apelit e Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, të kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit Hysni Hoxha, vendim ky që liron nga akuza për keqpërdorimi pozitës zyrtare.
“Kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, nder të tjera ka gjetur se në rastin konkret, nuk është vërtetuar dashja direkte e të akuzuarit H.H., për të kryer veprën penale si element konstituiv i veprës, si dhe nuk është vërtetua se me veprimin e tij ka përfituar për vete apo tjetrin dobi pasurore, prandaj vendosi ta liroj të atë nga përgjegjësia penale me bindje të thellë se veprimet e tij nuk hyjnë në sferën penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.
Hysni Hoxha, ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit ishte akuzuar për shpërdorim detyre, pasi nuk shqyrtoi ankesat e dy kompanive për një tender të KOSTT-it.