Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin A.B.
Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega në Skenderaj , të datës 9 gusht.
A.B. po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Kanosje” si dhe veprën penale. A.B dyshohet se ka kanosur ditë më parë familjen e presidentit, Hashim Thaçi.
Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës