Kolegji i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar vendor të Gjykatës së Apelit, më 6 maj ka nxjerrë aktvendimin në lidhje me të pandehurit H.B., S.H., A.M., A.S., I.S., N.U., A.V. dhe L.V.
Sipas një komunikate të Gjykatës së Apelit, aktvendimi është bazuar në ankesat e ushtruara nga të pandehurit kundër aktvendimeve të Gjykatës Themelore të Prishtinës, përmes të cilave, të pandehurve u ishte caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji.
Gjykata e Apelit i ka refuzuar ankesat si të pabazuara dhe ka vërtetuar aktvendimet e kundërshtuara të Gjykatës Themelore të Prishtinës.