Telegrafi

Apeli lë në paraburgim shtatë persona të përfshirë në dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Gjykata e Apelit ka vendosur për shtatë raste të paraburgimeve në lidhje me natën e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar, në Kuvendin e Maqedonisë.

Kjo është konfirmuar për “Makfax”, nga ana e gjykatësit Safet Kadrii, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga personat e përfshirë në këto shtatë paraburgime është regjisori Boris Damkovski, Dushko Llazarov, shef në MPB, dhe Goranço Angellovski nga shoqata “Qoseto”. /Telegrafi/