Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, ka aprovuar ankesën e mbrojtësit te të akuzuarit E.H. nga komuna e Rahovecit, dhe ka vendosur që çështja penale t’i kthehet gjykatës së shkallës se parë në rigjykim. Po me anë të këtij vendimi, të akuzuarit i është vazhduar paraburgimi.
I pandehuri në fjalë në gusht të vitit 2015, u dënua me 11 vjet burgim, pasi që u gjet fajtor nga ana e Gjykatës Themelore në Gjakovë, për veprat penale vrasje, nga neni 146 i Kodit Penal të Kosovës dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, parashikuar me nenin 374 i të njëjtit kod.
Sipas një komunikate, Gjykata e Apelit vlerëson se aktgjykimi i shkallës se parë përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 të Kodit të Procedurës Penale, e po ashtu edhe gjendja faktike nuk është vërtetuar drejt dhe në mënyrë të plotë që e bën të paqëndrueshëm atë edhe në aspektin e të drejtës materiale- aplikimit të ligjit penal.