Site icon Telegrafi

Apeli ia vërteton dënimin me burgim ish-gjyqtarit

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim dhe konfiskimin e pasurisë në vlerë të mbi një milion euro ish-gjyqtarit, Kolë Puka.

Ish-gjyqtari ishte dënuar më 3 vjet e 6 muaj burgim dhe 3.000 euro gjobë për veprat  “Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore” , “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë” si dhe “Parandalimi i pastrimit të parave dhe luftim”

Kjo gjykatë njofton se të akuzuarit  i ishte ndaluar ushtrimi i  funksioneve në administratën publike ose në shërbim publike si dhe ushtrimi i profesionit të avokatit, në kohëzgjatje prej 3 vjetëve, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

Po ashtu bëhet e ditur se nga i akuzuari janë konfiskuar paluajtshmëritë  e përfituara nga  kryerja e veprës penale më vlerë mbi një milion euro dhe atë, një banesë në Klinë, një banesë në Prishtinë, patundshmëria  (në të cilën është e ndërtuar një shtëpi) në Ulqin, të Malit të Zi, në sipërfaqe prej 308 metra katrorë, patundshmëria (livadh) po në Ulqin, në sipërfaqe prej 171 metra katrorë,  një lokal afarist në Klinë, një automjeti “Audi A6”, si dhe mjetet financiare nga shtija e dy lokaleve afariste, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version