Telegrafi

Apeli ia heq 12 vjet burg Lushtakut, do t’i vuajë 7 të tjera

Gjykata e Apelit ka marrë vendim lidhur me Grupin “Drenica 1”, vendim ky i cili së shpejti pritet të bëhet publik.

Burime të Telegrafit kanë bërë me dije se kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut i janë hequr 12 vjet burg, të cilat ia kishte caktuar Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Lushtaku tash do të vuajë vetëm 7 vjet burg për përgjegjësi komanduese, por i liruar nga një vrasje që ishte supozuar se e kishte kryer.

Ndërkaq, Sylejman Selimi do të vuajë dënim unik prej 10 viteve duke llogaritur këtu edhe dënimin në Rastin “Drenica 2”, i cili u publikua dy javë më parë. /Telegrafi/