Telegrafi

Apeli: Gruevski nuk mund të ikë as me letër njoftim (Dokument)

Gjyqi i Apelit ka publikuar vendimet për masat e paraburgimit për të akuzuarit në ‘Titanik’, mes të cilëve është Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shpjegimin e vendimit për Gruevski shkruan se qartësim të faktit se të akuzuarve me marrjen e të drejtës për udhëtim dhe marrjes së pasaportës zyrtare dhe patjetër çdo të premte të paraqiten në gjyq, eliminohet rreziku nga ikja. E plotësuar, shkruajnë gjykatësit e vendimit, të dhënat për këtë masë të kujdesit, janë vendosur vendosur në regjistrin kompjuterik të MPB-së, për shkak se të akuzuarit nuk mund të zhvillojnë dalje nga shteti as edhe me letër njoftimi.

Sipas gjykatësve, mundësia që Gruevski të ndikojë ndaj dëshmitarëve është abstrakte dhe e pambështetur.

Shpjegimi për ish-ministren Jankulloska, se ka rrezikshmëri prej ndërhyrjeve në procedurë pena dhe ndikm ndaj dëshmitarëve, është e pabazë. /Telegrafi/