Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (GJKKO) ka vendosur të lërë në burg kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri.
Ai kishte kërkuar lirimin nga qelia, por trupi gjykues vendosi lënien në fuqi të vendimit të GJKKO-së, që ka dhënë masën “arrest me burg ndaj tij”.
Kujtojmë që dy ditë më parë Parlamenti Evropian miratoi rezolutën ku shprehej shqetësimi për arrestimin e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve të 14 majit, i cili shkeli prezumimin e pafajësisë dhe pengimin e kryetarit të zgjedhur për të marrë detyrat e tij, pasi ai mbetet në burg edhe sot e kësaj dite. /Telegrafi/