Telegrafi

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin, Fredi Beleri dënohet me dy vjet burg

Gjykata e Apelit të Posaçme vendosi lënien në fuqi të vendimit të Fredi Belerit.

Ai është dënuar me dy vite burg, teksa GJKKO ka lënë në fuqi të njëjtin vendim. E njëjta gjë u vendos edhe për Pandeli Kokaveshin, për të cilin është vendosur tri vite shërbim prove.

Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

Lexo po ashtu Apeli vendos të shtyjë vendimin për Fredi Belerin, do jepet më 25 qershor

Kryebashkiaku i zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri u shpall fajtor për blerje votash dhe u dënua më parë me dy vite heqje lirie nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Beleri, i cili garonte nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë duke blerë votat. /Tch/Telegrafi/