Site icon Telegrafi

Apeli e lë të lirë Azem Sylën

Azem Syla dhe të akuzuarit tjerë në rastin ‘Toka’ do të vazhdojnë mbrojtjen e tyre në liri. Vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e ka mbështetur edhe Gjykata e Apelit, duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë për kthimin e të dyshuarve në paraburgim.

Për këtë ka treguar avokati i tij, Tomë Gashi, i cili thotë se aktgjykimi i Apelit e bënë të plotfuqishëm vendimin e 15 gushtit për lirimin e të paraburgosurve në fjalë.

“Azem Syla, do te mbrohet ne liri deri ne perfundim te procedures penale ne rastin ..Toka..

Sot gjykata e apelit ka refuzur ankesen e Prokurorit te eulexit me te cilen ankes aj ka kerkuar qe z. Azem Syla , Hajrulla Berisha dhe Nuhi Uka te rikthehen ne paraburgim pas lirimit te tyre me 25 gusht 2016Gjykata e apelit ka konsideruar se nuk ka asnji arsye ligjore qe te ndryshohet aktvendimi me te cilin ata jan liruar nga paraburgimi, dhe tani vendimi eshte i plotfuqishem apo i formes se prere.Daja dhe te tjertet do te mbrohen nga liria ne ket qeshtje penale”, ka shkruar Gashi në facebook.

Exit mobile version